E rrallë. Foshnja që ka 15 gishta në duer dhe 16 në kambë!

1-femija

Tre muej ma parë, në Kinë lindi nji femijë me nji formë ekstreme polidaktilsmi (defekt gjenetik).

Vogëlushi, Hong Hong, ka gjithsej 31 gishta.

Pra gjendja e tij karakterizohet nga gishta të tepërt në duer dhe në kambë.

Në rastin e femijës, në duert e tij mungojnë gishtat e mëdhaj.

Simbas “Mirror”, djali asht lind nga dy prindë emigrantë nga fshati Zhongping në provincën Hunan.

Babai i tij, Zoi Chenglin, tha se grueja e tij ka pasë të njajtin problem gjenetik.

“Grueja ime ka nji gisht tepër në duer dhe në kambë kështu që ishim të shqetësuem se fëmija ynë kishte të njajtin fat. Por mbasi kemi shkue në tre spitale në Shenxhen, doktorët nuk gjetën asnji defekt te djali jonë gjatë skanimeve”, shprehet ai për “Mirror”.

Operacioni për të sherue këtë lloj gjendje kushton prej 10.600 deri në 53 mijë paund.

Për këtë arsye, prindit e vogëlushit kanë ba thirrje për ndihmë, mbasi nji ndërhymje e tillë mundet me i dhanë djalit nji mundësi për të pasë nji femijëni normale.

 

2-femia

 

3-femia

 

4-femia