E then pa dashtje bylyzykun e shtrejt, kqyreni çka i ndodh! (video)

Nji turistes në Kinë i ka ra të fiktë mbasi ka thye aksidentalisht nji bylyzyk me gurë xhadë, me nji çmim prej 38 mijë euro.

Grueja po vizitonte nji dyqan të bylyzykëve xhadë në Ruili Siti, në jug-perëndim të Kinës, kur aksidentalisht theu nji bylyzyk derisa po e provonte. Fatkeqësisht për të, objekti u nda në dysh, raporton “People’s Daily Online”.

Pamjet tregojnë gruen e cila pëson shok kur mëson çmimin e bylyzykut. Xhadë asht nji produkt luksoz në Kinë dhe përfaqëson shneten e mirë dhe jetën e gjatë.

Mbas incidentit, pronari i dyqanit tha se vlera e bylyzykut ishte 38 mijë euro. Familja e turistes i ofroi atij 9 mijë euro, megjithatë ai refuzoi tue thanë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.