E then rekordin, ngjitet për të shtatën here n’Everest

Punëtorja e dyqanit me mallna të konsumit të gjanë Lhakpa Sherpa, nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës, asht ngjite në malin Everest për të shtatën herë, tue e thye rekordin personal të ngjitjes ma të suksesshme në botë në majën ma të naltë në botë.

Sherpa ishte pjesë e ekspeditës 18-anëtarëshe, e cila të Premten në mëngjes arriti në majën ma të naltë nga ana e veriut, konfirmoi Rajeeb Shrestha nga agjencia “7 Summits Advanture”, me seli në Katmandu, kryeqytetin e Nepalit, shkuen AA.

Alpinistja ishte ngjite gjashtë herë në Everest midis viteve 2000 dhe 2006, para se me u shpërngul në SHBA.