E tmerrshme, vrahet gjatë koncertit në SHBA, ylli i “The Voice”

Kangëtarja Christina Grimmie, e njohun për pjesëmarrjen në programin muzikor televiziv amerikan “The Voice”, ka humbë jetën mbasi asht qëllue me armë zjarri në Florida.

Policia lokale deklaroi se kangëtarja u qëllue nga nji person derisa nënshkruente autografe për fansat, mbas nji koncerti në Orlando. Agresori, i cili u ndalue nga vllau i Grimmie, mandej vrau veten.

Kangëtarja 22-vjeçare ndërroi jetë pak ma vonë në spital, për shkak të plagëve të randa.

Në vitin 2014, Grimmie doli e treta në sezonin e gjashtë të spektaklit “The Voice”.

Përmes nji mesazhi në Twitter, policia e Orlandos u shpreh: “Me keqardhje të thellë na duhet me konfirmue se zonjusha Christina Grimmie u nda nga jeta për shkak të plagëve”.

Ndërsa, stafi i saj shkroi: “Me zemër të thyeme njoftojmë se Christina u nda prej neve dhe shkoi në shtëpinë e Zotit”.