E vërteta tragjike në fotot e modeles dhe që askush nuk e vuni re (Foto,Video)

Louise Delage nji franceze 25 vjeçare që asht ba e famshme në Instagram falë fotove të saj, mshefte “nji sekret” që asht zbulue mbas dy muejsh aktiviteti.

Edhe pse realiteti ka qenë gjithnji i pranishëm në fotot e kësaj çike, askush nga 44 mijë ndjekësit e saj nuk e kishte zbulue.

Çdo ditë Delage ndante foto në situata të ndryshme, megjithatë në çdo foto kishte nji element të përbashkët: Alkoholin.

Në të vërtetë, kjo llogari fallce ishte pjesë e nji fushate të organizatës franceze “Addict Aide”, që lufton kundër mvarësive. Qëllimi i saj ishte me kallxue se në botën e sotme, nji mvarësi mund të kalojë pa u vnue re.

Francine Framboise krijuese e nismës “Like my addiction” thekson se në dy muej, fotot dhe videot e saj morën rreth 50 mijë “like” dhe asnji ndjekës nuk e vnonte re se çka pëlqente në të vërtetë.

Në nji video organizatorët shpjegojnë të vërtetën e eksperimentit që kishte si objektiv “ndërgjegjësimin e të rijve për alkoholizmin, sepse të gjithë e njohim nji Louise Delage që ka nji problem që kalon pa u vnue re dhe ti mund ta ndihmosh”.

Beach session 2 #latergram

A photo posted by Louise Delage (@louise.delage) on

Campagne

A photo posted by Louise Delage (@louise.delage) on

#latergram Bretagne

A photo posted by Louise Delage (@louise.delage) on

 

Cocooning

A photo posted by Louise Delage (@louise.delage) on