Edhe murgeshat me Burkini? Facebook bllokon profilin e imamit

Presidenti i Unionit të komuniteteve islamike dhe imami i Firenzes në Itali, Izzedin Elzir, ka publikue në faqen e tij në Facebook foton e shtatë murgeshave, me përparëse dhe shami në krye, të cilat po luejnë në pllazh. Pa asnji koment, por në shejë të qartë referimi për diskutimet lidhun me përdorimin e Burkinit.

Dhe sot në mëngjes profili i tij asht bllokue nga Facebook, për shkak të sinjalizimeve të bame nga përdoruesit, kështu që faqja e tij rezulton se nuk mundet me u gjetë.

Nji pezullim që e ka nxanë në befasi edhe vetë Imamin: “U habita – tha Elzir – nuk e kuptoj. Ma kanë kërkue që me verifikue profilin tim tue dërgue nji dokument”.

suor3

suor4

suorwe