Edhe për këtë vit, Singapore qyteti ma i shtrejtë në botë

New York-u dhe Los Angeles duket se e kanë lëshue fronin, derisa Londra mezi ka arritë me hy në top 10’n, por Singapore vazhdon me qenë edhe këtë vit si qyteti ma i shtrejtë në botë.

Gjatë një ankete të realizueme nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike, ky qytet për të tretin vit radhazi ka arritë me qëndrue në maje të top listës së qyteteve ma të shtrejta në botë.

Cyrih’u dhe Hong Kong’u vazhdojnë me i ruejtë pozitat e tyne tue e nda vendin e dytë, ndërsa Hong Kongu ka arritë me u ngjitë për shtatë vende.

Londra, New York-u dhe Los Angeles, i kanë ruejt pozicionet e tyne tue u rendit në vendin e gjashtë, shtatë dhe të tetin, ku për New York-un kjo asht pozita ma e mirë që prej vitit 2002.

Këto janë qytetet ma shtrejta në botë për vitin 2016:

Singapore
Cyrih
Hong Kong
Gjeneva
Parisi
Londra
New York
Copenhagen
Seul
Los Angeles.