Edhe veterani i filmit ka zbarkue në Cannes

Aktori veteran, Robert de Niro, ka parakalue në tepihin e kuq të Cannes për shfaqjen e filmit të tij të fundit “Hands of Stone”.

De Niro dha autografe për adhuruesit e tij para se me hy në sallën ku kishte me u shfaqë premiera, i shoqnuem nga regjisori Jonathan Jakubowicz dhe producenti Harvey Weinstein.

“Hands of Stone” e ka rikthye De Niron te rolet klasike, nën petkun e menaxherit të legjendës së boksit Roberto Duran. Filmi tregon historinë e boksierit panamez, tue u ba gati me u ndesh me Sugar Ray Leonard, i interpretuem nga ylli i muzikës R&B, Usher.