Edhe zyrtarisht, kjo Qeveri fajëson “Tom and Jerry” se po nxit dhune!

tonandjerry.jpg

Qeveria egjiptiane fajesoi zyrtarisht filmat me kartonë dhe veçanërisht “Tom and Jerry”, për influencim negativ te publiku dhe nxitje të dhunës.

Akuza erdhi nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetnor egjiptian, i cili ka lidhje të ngushta me presidencën e vendit, në nji forum të mbajtun në Kajro.

Abdel-Sadek u tha akademikëve, gazetarëve dhe figurave publike të ftuem për me diskutue rreth dhunës së nxitun nga video-lojnat dhe filmat e animuem.

Deklarata e shefit të inteligjencës egjiptiane vjen në vazhdën e dhunës dhe luftimeve në Lindjen e Mesme, që bane që dhetra Qeveri të bien e rajoni të jetë në destabilitet të vazhdueshëm.