Ekonomia s’të ban të lumtun

Instituti “Legatum” me qendër në Londër ka hartue nji raport ku renditë 142 vende të botës me kriter të ashtuquejtunin prosperitetin e tyne. Jo vetëm ekonomia asht ajo që ndikon në mirëqenien e shteteve, mbasi simbas institutit “Legatum ka ma shume se kaq.

Simbas tyne, janë 89 aspekte të jetës në këto vende që flasin shumë, tue fillue nga treguesit si shkalla e papunësisë së nji vendi apo liria politike që shtetasit kanë.

Vendi i parë ma i varfën, ma i palumtun dhe ma i pabegatë në botë asht cilësue Republika Qendrore e Afrikës, mbasi aty ka mangësi në fushën e sipërmarrjes, edukimit dhe shëndetësisë.

Në vendin e dytë renditet Afganistani, i cili asht rrënue nga lufta për dekada të tana, por edhe për faktin se ka qeverisjen ma të keqe të tana vendeve të anketueme.

Mandej vjen Haiti, i cili ende nuk ka marrë veten nga tërmeti që shkatërroi vendin në vitin 2010. Në listë nuk mungojnë përgjithësisht vendet e Afrikës apo Lindjes së Mesme.