Elina Duna për Cohenin: Ke ma na mungue gjigant!

elina-per-cohen

Vdekja e kangëtarit kanadez Leonard Cohen ka prek edhe kangëtaren shqiptare Elina Duni.

Duni ka nderue Cohenin përmes nji postimi në Facebook, të cilit i ka dhanë lamtumirën tue thanë se do të mungojë tmerrësisht shumë.

Leonard Cohen ka vdek sot në moshën 82 vjeçare.

“Së paku do të knosh kudo në këtë të Premte me shi e të trishtueshme. Lamtumirë gjigant. Do na mungosh tmerrësisht shumë”, ka shkrue Duni.

Këtij teksti ajo i ka bashkangjit edhe kangën e Cohenit “You Got Me Singing”.