Elina Duni ka me i knue Shqipnisë e Zvicres

Mbas lojës së shumë pritun në mes të Zvicres dhe Shqipnisë, lojtarët e këtyne dy kombtarëve kanë me u bashkue në nji koncert, ku ka me knue kangëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicer, Elina Duni.

Koncerti ka me u mbajtë në Muzeun Lourve, në vendin në të cilin edhe zhvillohet ndeshja. Koncerti ka me u mbajtë menjiherë mbas përfundimit të ndeshjes, tue fillue nga 18:00, ban të ditun kangëtarja në Facebook.

Artistja ka me performue para lojtarëve shqiptarë, zvicranë, autoriteteve franceze dhe gazetarëve të pranishëm.

Koncerti organizohet nga Ambasada e Shqipnisë në bashkëpunim edhe me Ambasadën Zvicrane në Paris.