Elina Duni publikon kangën “Mos ki frikë”

Artistja e kangëtarja e muzikës jazz Elina Duni, e ka publikue klipin e kangës “Mos ki frikë”.

Muzikën e tekstin e ka shkrue vet Duni, ndërsa xhirimet e klipit janë ba në bjeshkët e Rugovës, në Kosovë.

Kanga asht pjesë e albumit “Muza e Zezë”, i pari album solo i Dunit.

“Muza e Zezë” asht albumi i saj i tetë, por i pari në të cilin prezentohet si kantautore.