Elton John në gjyq për ngacmim seksual

elton-john

Nji incident që ka ndodh në vitin 2014, e ka vënë perballë drejtësisë Elton John, mbasi ai akuzohet për ngacmim seksual.

Ma konkretisht nji ditë ma parë, ish-truproja i Sir Elton John, Jeffrey Wenninger, ka depozitu në gjykatë nji padi për ngacmim seksual.

Ai e akuzon artistin e famshëm se gjatë punësimit të tij, jo vetëm ka tentu ta prekë atë në mënyra të papërshtatshme, por edhe herë mbas here, e ngacmonte atë me komente të turpshme.

Ish-truproja ka veçue tre incidente, ku na njanin prej të cilëve, ai shprehet se kishte qenë me Elton John në kerr, kur ky i fundit kishte tentu ta prekte atë në zonat intime, tue i kerkue që të zhvishej.

Lidhun me keto akuza mjaft te randa, përfaqësuesit e kangëtarit të famshëm ende nuk i janë përgjigj.