Emigranti mshefet në kofer për me shkue në Zvicër, qe si zbulohet!

Autoritetet zvicerane kanë kap në flagrancë nji emigrant nga Eritrea, mbasi u zbulu i msheft në nji kofer gjatë udhëtimit me tren nga Milano.

Mediat nderkombëtare shkruejnë se burri 1.80 metra i gjatë, i cili “palosi” veten në mënyrë që ta nxinte koferi i mikut të tij, asht ndigjue nga disa udhëtarë tue rankue.

Menjiherë ata alarmuen autoritetet, të cilët filmuen edhe momentin kur ai del nga koferi mbas kalimit të kufinit Itali-Zvicër.