Emna t’njohun në garë për “Palmën e Artë” në Cannes

Mbas do ditëve, bota ka me u fokusue në tepihun e kuq të Cannes, për festivalin e konsideruem si ngjarja qe i jep titujt e fisnikënisë në fushën e filmit.

Si çdo vit, edhe këtë here, shpresat janë të mëdhaja. Gara për Palmën e Artë ka tërhekë emna të regjisorëve të famshëm si: Pedro Almodovar dhe Xavier Dolan, Jim Jarmush e Ken Loach. Filmi francez konkurron me katër kontribute për Palmën: vendi amë i kinemasë e shfrytëzon Cannes tradicionalisht për lojë në fushën e vet.

Shtetet e Bashkueme vijne me prodhime si “Paterson” të Jarmusch dhe “The Last face” të Sean Penn. Me interes pritet dhe përfaqësimi i shteteve si, Irani me mbajtësin e Çmimit Oscar Asghar Farhadi, apo Rumania që sjell dy filma përnjihere.

Prezentimin personalisht të krijimeve të tyne, shoqnue nga ekipi përkatës e aktorë të shquem, regjisorët e ftuem në Cannes e konsiderojnë si çashtje nderi.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmue sivjet mes të tjerëve: Charlize Theron, Isabelle Huppert, Russel Crovve, Javier Bardem, Kristen Stevvart dhe Vincent Cassel. Për këtë ngjarje konkuruen 1869 filma.

49 prej tyne u zgjodhën për programin zyrtar, disa të tjerë për seksionet shoqnuese.