Era Istrefi, intervistë për “The Independent”

Kangëtarja e njohun kosovare, Era Istrefi, ka dhanë nji intervistë ekskluzive për mediumin prestigjioz The Independent në Britani të Madhe.

Ky medium shkruen për krahasimin që i bahet Erës me Sian dhe Rihannën. Independent nuk ka lanë pa përmendë suksesin e jashtëzakonshëm të kangës “Bonbon” që deri tash ka grumbullue rreth 180 milionë shikime dhe marrëveshjen e kangëtares 22-vjeçare me Sony Music.

“Asht kompliment i dashun të krahasohem me Sian dhe Rihannan. Më thonë se ‘ke shumë ngjashmëni me to’ dhe më kanë thanë ‘fëmi i dy kangëtarëve’ dhe gjithçka tjetër. Por… asht edhe sfidë e madhe. Sepse, duhet nivel i naltë për të arritë atë që kanë arritë ato në karrierë. Por, kjo më motivon të punoj shumë e ma shumë çdo ditë!!”, ka thanë Era në këtë intervistë.

era-istrefi

Era po ashtu ka thanë se asht shumë krenare që talentet shqiptarë kanë pushtue botën në vitin 2015.

“Askush nuk e ka mendue se ka me ndodhë kjo… sidomos na shqiptarët që kemi mendue gjithmonë se “nuk jemi të mirë sa duhet” për botën. Keq apo jo? Por tash jemi shumë të lumtun! Shumë e lumtun që jam nji nga ato që theva limitet, sidomos që pata sukses me nji kangë në gjuhën shqipe. Nuk besoj se kjo ka ndodhë ma herët. Mund të jem e para që e kam ba këtë”, ka thanë ajo.

Në fund, Era ka shtue se nga industria muzikore shqiptare kishte me i largue performancat ‘playback’.