Era Istrefi jep nji lajm për radion holandeze FunX

Jon Tarifa si doket ka qenë ndërmjetës i nji interviste të Era Istrefit për radion holandeze FunX. E tanë kjo, mbasi moderatori i Fernadno Halman asht mik i ngushtë me kangëtarin shqiptar.

Ajo ka folë për projekte të reja, të cilat ka me i publikue gjatë muejve të ardhshëm. Nji ndër to asht edhe dueti me motrën e saj, kangëtaren Nora Istrefi.

“Na në fakt bashkëpunojnë me motrën. Në studio së bashku ndajmë ide. Gjithashtu, kemi mendue për nji bashkëpunim në mënyrë profesionale dhe kemi me ba nji duet ‘cool’”, tha ndër të tjera Era.