Ermonela Jaho, shqiptarja fiton “Oscar”-in e operës botnore

Soprano shqiptare me famë botnore, Ermonela Jaho, ka fitue Çmimin Ndërkombëtar të Operës nga votat e publikut botnor.

Ky çmim, që mundet me u quejt si “Oscar”-i i Operës Botnore, i asht dhanë yllit shqiptar të muzikës operistike, gjatë ceremonisë së ndamjes së çmimeve të zhvillueme të Dillën në mbramje në Teatrin Savoy të Londrës.

Jaho e ka fitue këtë çmim në bazë të votave të publikut mbarë botnor. Në kategorinë e çmimit të dhanë nga publiku botëror, sopranoja shqiptare konkurronte me disa nga zanat ma të bukur dhe ma të njohun të operës botnore kontemporane, si Joyce Didonato, Juan Diego Florez, Dimitri Hvorostovsky, apo Eva Maria Westbroek, etj.

Ky çmim për yllin shqiptar të muzikës operistike asht i pari që nji artist shqiptar merr në nivele të tilla kaq të nalta, vlerësohet se çmim “Oscar” i muzikës operistike në botë.