Eurovision, sonte Shqipnia

Përfaqësuesja e Shqipnisë në festivalin europian të kangës, Eneda Tarifa ka me interpretue sonte në skenën e Stokholmit, në natën e dytë të këtij festivali. Ajo ka me këndue e 17-ta në radhë. Nga 18 kangët konkurrente të mbramjes së sontme, kanë me kalue në finalen e 14 Majit vetëm 10 prej tyne.

Sonte, “Përralla” shqiptare ka me u dëgjue në Stokholm, në skenën e Festivalit Europian të Kangës.

Eneda Tarifa, përfaqësuesja shqiptare në këtë garë muzikore, ka me performue e 17-ta mbramjen e sontme, që përkon edhe me natën e dytë gjysëfinale të “Eurovision”, mbas asaj të 10 Majit. Prova e parë për këngëtaren në skenën e “Eurovision” asht kritikue, ndërsa performanca e saj e dytë asht vlerësue së tepërmi, jo vetëm në aspektin vokal, por edhe për atë skenik.

Kodi i përfaqësueses shqiptare asht 17, ndërsa mënyra e votimit këtë herë asht e ndryshme nga ajo e deritanishme.

Vota e publikut mban peshën kryesore në kualifikim. Shqiptarët që jetojnë në vendet europiane munden me votue për Eneda Tarifën, bile këtë vit për herë të parë votohet edhe nga Australia e Amerika. 18 janë këngët konkurrente të mbramjes së sontme, mes të cilave kanë me mujt me kalue në finalen e 14 Majit, vetëm 10 prej tyne.