Eurovizion, kangëtari knon nudo e me ujqi n’skenë

ivanujqit

Ndonëse askush nuk e besonte, tashma të gjitha zanat janë konkretizu mbasi n’Eurovizion do të ketë edhe nji performancë me zhveshje.

Kjo performance e cila u mendu fillimisht si shaka, do të realizohet nga nji kangëtar.

Ivan, kangëtari që do të përfaqësojë Bjellorusinë në Eurovision, do të performojë nudo dhe i rrethuem nga ujqit.

Aktualisht ende nuk ka nji konfirmim zyrtar për Ivan, mbasi Eurovizioni nuk i lejon kafshët në skenë.