Everesti nuk asht mali ma i naltë në botë!

Të gjithë ata që janë ngjit ma parë në Malin Everest veç janë lodhë, ata nuk kanë qenë tue u ngjit në malin ma të naltë, simbas shkencëtarëve.

Mali i Himalajeve në fakt vjen mbas Chimborazo, në Ekuador, shkruen Independent.

Megjithatë, sërish Eversti fiton në matjet tradicionale, 9 mijë metra mbi nivelin e detit.

Por, prapë nuk asht ma afër hapësirës. Chimborazo kryeson për shkak të formës së çuditshme të Tokës.

Mali Everest fiton vetëm kur matet nga niveli i detit. Por, nëse matet nga qendra e Tokës, Chimbazo asht mali ma i naltë, bile Everesti kishte me hy as në 20 malet e para.

Rezultatet vijnë mbasi toka nuk asht nji sferë perfekte, por e shtypun dhe e sheshueme në maje dhe në fund, e fryhet në mes.

Kjo formë u krijon përparësi të gjithë maleve që ndodhen në ekuator. Chimborazo përfiton shumë nga kjo – asht shumë pranë mesit të Tokës, ndërkohë që mali Everest asht rreth 1/3 e rrugës për në majë të saj.