Fakte interesante mbi dashninë, qe kur asht shkrue kanga e parë!

dashnia

Kanga e parë për dashninë asht shkrue 4 000 vjet ma parë dhe vjen nga nji zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë ra ma shumë në dashni me dike që kanë vite që e njohin, se sa me nji të sapo njohun.

Dashnia nxit nji efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën nji vit, gja që ndihmon ruejtjen e sistemit nervor.

Dashnia ka të njajtin efekt në trup njisoj si edhe frika e madhe.

Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjiherë “online” për të parë të dhanat e nji personi që e kanë takue ose që presin me takue, kundrejt 7 për qind të mashkujve.

Me kalimin e kohës, partneret tentojnë të kenë gjithmonë e ma shumë të njajtat sjellje.

Njerëzit tentojnë të kthejnë ma shumë kryet në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikend.

Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashnisë gjatë kohës se pritjes.

Verona, qyteti italian ku u luejt vepra e William Shakespeare “Romeo dhe Juliet”, merr rreth 1000 letra çdo vit n’adresë të Juliet, çdo Shën Valentin.

Ka nji arsye pse ndodhin romancat në zyre.

Rania në dashni asht shumë e lidhun me afrimitetin.

Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.