Familja Malaj fal gjakun e djalit të tyne 9 vjeçar që u vra në Deçan (video)

Dhetorin e vitit të kaluem ishte vra 9 vjeçari Ylber Malaj në qendër të fshatit Strellc në nji lokal që po përgaditej ushqim të shpejt.
Sot familja Malaj e ka falë gjakun e djalit të tyne në nji ceremoni të organizuem nga kreu i Komunës së Deaçanit, Rasim Selmanaj.

Nji djalë i familjaes Lulaj asht arrestue, mbasi kishte gjuejt me armë automatike në drejtim të Ylberit, tue marrë plagë të randa dhe nuk kishte arritë me ju mbijetue.

Familjarët ja kanë zgjatë dorën njani-tjetrit në prani të shumë qytetarëve.