Fantazma e doktorit të vetëvramë shfaqet në korridorin e spitalit

Spitalet mujn me qene nji prej vendeve ku ata që besojnë te jeta matan vdekjes mujn me provue eksperienca paranormale. I tillë asht rasti i personit që ka filmue këtë video.

Fillimisht në të shfaqet korridori i zbrazun i nji spitali, ndërsa ma mbas nji hije shfaqet në krah të djathtë të ekranit.

Mbasi kalon derën, hija niset drejt personit që po filmon, i cili tërheket mbrapa dhe largohet i friguem.

Video asht postue në faqen hondurase “La Otra Dimension” dhe asht ba menjiherë virale, tue u rishpërnda mija here.

Mendohet se ajo asht xhirue në Spitalin Universitar të Hondurasit, pak mbasi nji doktor ishte vetëvra.

Thuhet se në atë spital nuk asht rasti i parë i shfaqjeve të tilla të pazakonta.