Fantazmë apo udhëtar i kohës? Kqyreni këtë video!

fantazma

Kjo video ka shkaktu nji numër të madh komentesh në rrjet kohët e fundit.

Në të shfaqet nji person, i cili kalon pa u shqetësu përmes nji dere xhami.

Pamjet janë kapë nga kamerat e sigurisë dhe i përkasin datës 30 Kallnor 2016.

Por ajo që ka ngrit dyshime mbi vertetësinë e videos asht fakti që sapo personi kalon derën, viti ndryshon nga 2016 në 2019 (majtas nalt) dhe ky ndryshim vijon derisa ai kthehet perseri.

Kjo ka ba që nji pjesë e komentuesve në rrjetet sociale ta shohin portën si kalimin në t’ardhmen dhe burrin nji udhëtar në kohë.

A asht e mundun kjo, apo dikush ka montue pamjet pikërisht për të krijue këtë ide?