FEMART, Festivali i Artisteve për të drejtat e njeriut

 

6 ditë me 30 aktivitete nga mbi 100 artiste kosovarë e të huej

 

Edhe zyrtarisht asht hap edicioni i katërt i festivalit të Artisteve për të drejtat e njeriut – “FemArt”, ceremonia e të cilit u mbajt ne mbramjen e te Merkures ne Teatrin Oda të Prishtinës, si nji organizim i Artpolis.

 

Hapja e festivalit u ba me parodi, me nji fjalim jotipik mirëseardhës, ku edhe publiku u parodizue me feminizmin, pra pikërisht me temën që trajton festivali.

 

Drejtorja e Artpolis tha për Televizionin Rrokum se asht shumë e lumtun që edhe edicioni i katërt asht hap me vepra të shumta artistike, të cilat simbas saj të gjitha janë të nivelit të naltë.

Ndëkohë dheta artistë dhe të tjerë ishin të interesuem për me pa shfaqjen e filmit “Bota” që u transmetue në hapje të këtij edicioni, e që salla ishte e mbushun plot.

Aktivitetet e këtij festivali synojnë me sjellë  art origjinal të krijuem dhe të prezantuem nga artiste, si: shfaqje teatrale, filma dokumentarë dhe të shkurtë, punëtori, ekspozita, performanca, promovim libri, poezi, muzikë, panele diskutimi, koncerte, punëtori dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet dhe aktivistet nga Kosova, rajoni dhe Europa.

Festivali do të jetë i hapun me deri me 30 Maj, dhe sponsor medial i tij asht Televizioni Rrokum.