Fëmitë refugjatë nga Idomeni: Na falni për Brukselin

Dhetra fëmi refugjatë të kampit Idomeni kanë dhanë mbështetje për viktimat e sulmit në Bruksel tue i bartë parulla “Na falni për Brukselin”.

Fotografitë e fëmive janë shpërnda nëpër rrjetet sociale tue shkrue porosi në letra por edhe në trupat e tyne.

Nga sulmet terroriste në Bruksel kanë vdek 34 njerëz, ndërsa 230 janë lëndue nga sulmet me bomba në aeroport dhe në metro.
Në aeroportin e Brukselit asht gjet edhe bomba e tretë e cila asht deaktivizue, kanë deklarue zyrtarët.

Për këto sulme përgjegjësinë e ka marrë organizata terroriste ISIS.