Fëmiu 2 muejsh i thotë nanës së tij ‘Hello’ (video)

Ashr vetëm dy muejsh, por vogëlushi Christian Jones ndigjohet tue thanë ‘Hello’, në nji video të regjistrueme nga nana e tij.

Nana e tij Samanta derisa e filmonte atë për me ja dërgue pamjet nji shoqes së saj, i kërkon me thanë “hello” dhe çuditnisht ai ja kthen. E habitun nga përgjigja e të birit, ajo e postoi videon në Facebook, dhe vetëm për 3 ditë asht pa mbi 700 mijë herë.

“Unë nuk mujta me besue. Unë po shpresoja për nji buzëqeshje, por ju e kqyrni se qysh ai më imiton mue, “ ka thanë 19 vjeçarja për People.com.