Fidel Castro kishte dheta dashnore, e quenin ‘kali i seksit’ (foto)

Kemi ndigjue tue u thanë shpesh se Fidel Castro e përbuzte jetën luksoze, urrente pushimet mbasi thoshte se janë ‘borxheze’, madje shpesh shprehej se nuk ka kohë për kënaqësi.

Pretendohej se jetonte në nji kasolle peshkatarësh dhe e vetmja kënaqësi e tij ishin cigaret.

Madje revolucionari që urrente kapitalizmin thoshte se jetonte me nji pagë prej 30 dollarësh në muej.

Por, realiteti ishte krejt ndryshe.

Simbas Daily Mail, Castro ishte i fiksuem mbas femnave dhe jetës luksoze.

Ai kishte 20 prona luksoze në Caraibe, përfshi nji ishull privat që e vizitonte me jahtin e tij të bukur.

Njeriu që e shkoi jetën e tij tue shfry kundër kapitalizmit, jetonte vetë si nji mbret.

Ekspertët perendimorë thonë se “El Comandante” zhvaste fondet e ndërmarrjeve shtetnore, përfshi këtu edhe nji minierë të vogël ari.

Kur revista Forbes e klasifikoi atë si nji prej “mbretnëve, diktatorëve” ma të pasun në botë, ai insistoi se nuk merr ma shumë se 30 dollarë pagë në muej.

Por, hipokrizia e tij doli në pah kur ish-truproja prej shumë vjetesh, Huan Reinaldo Sanchez shkruejti nji libër për jetën e tij sekrete, tue pretendue se Castro ka nji pasuni që i kalon 100 milionë sterlina.

Në libër thuhet se derisa kubanët menxi sigurojnë bukën e përditshme, ai peshkonte në ujnat e kristalta të ishullit të tij privat, njisoj si Luigi XV.

Sanchez thotë se ky ishull privat ishte si Kopshti i Edenit.

Miq të famshëm si Gabriel Garsia Marquez e vizitonin në këtë ‘parajsë’.

Castro lundronte drejt ishullit me nji jaht 27 metra të gjatë, të mobiluem me dru të rrallë nga Angola.

Vila e tij kryesore në Havana kishte nji fushë basketbolli, bazen, xhakuzi dhe sauna.

Famëkeqja ‘Unit 16’0, ku thuhet se torturoheshin kundërshtarët e tij, ishte edhe vendi ku ishte fabrika sekrete e akulloreve e Castros.

Jo vetëm kaq, aty ishte vendi ku ai takonte rregullisht dashnoret e tij.

Ai kishte 9 fëmi nga katër gra të ndryshme.

Mediat kanë raportue se mes dashnoreve të tij janë emna të tillë si aktorja Gina Lollobrigida e deri te nji kcimtare minorene, e cila thoshte se ai tymoste duhan edhe gjatë seksit.

Fiksimi i tij mbas seksit i kishte dhanë nofkën “kali”.

Ai pëlqente femnat kubaneze të çdo ngjyre dhe prejardhje.

Njiherë i tha nji gazetari se fiksimi i tij mbas seksit e kishte largue nga Kisha Katolike.

Në Havana thuhej se sa herë bante seks, ai i mbante çizmet veshun, mbasi ‘armiqtë mundeshin me goditë nga momenti në moment’.

Edhe në moshë të shtyeme ai kishte dashnore.

Sanchez thotë se ai përdorte viagra dhe dashnoret e tij të preferueme ishin përkthyeset dhe stjuardesat.

Në nji rast, kur vizitoi Gjermaninë Lindore, Castro u zhduk.

Markus Volf i sigurimit gjermano-lindor thotë se ai kishte shkue në nji shpi publike ilegale.