Filloi edicioni i dytë i #ColoursofAlbania

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipnisë, ka nise edicionin e dytë të konkursit fotografik në Mediat Sociale titulluem, “#ColoursofAlbania”.

Ky konkurs fton tane shqiptarët që përmes fotografive me i promovue bukuritë e Shqipnisë.

Fotot munden me u postue n’Instagram me hashtag #ColoursofAlbania.

albania

Ky konkurs zhvillohet në kuadër të diplomacisë publike dixhitale, e cila ka qëllim me i përdorë në mënyrën ma t’mirë të mundshme, të gjitha platformat online, për me i promovue bukuritë e jetës së përditshme në Shqipni.

Tema e konkursit ka me qene e lire, tue fillue me traditën, kulturën, artin, jetën në qytet dhe fshat, natyrën dhe punën.

Konkursi fillon Maj dhe ka me zgjate deri në datën 31 Korrik.

albania2

Pjesëmarrja në të është e lehtë e kriteret që ve ministria janë të pakta:
1. Fotografoni bukuritë e Shqipërisë;
2. Shënoni vendin ku keni bërë fotografinë (duke bërë “CHECK IN”)
3. Publikoni fotografitë në profilin tuaj në Instagram, Facebook ose Twitter me hashtag #CouloursofAlbania;
4. Bëni TAG profilin e nismës në Instagram @ColoursofAlbania;
5. Bëni TAG në Facebook @Colours of Albania.
6. Mund të dërgohen edhe fotografitë e publikuara muaj më parë, mjafton të vendoset hashtag #ColoursofAlbania.
Në fund te konkursit do të ketë disa fitues (Vendi i parë; dy vende të dyta; tre vende të treta) të cilët do të ftohen të marrin pjesë në ekspozitën e fotografisë dhe aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të nismës #ColoursofAlbania, ndërsa fotografitë më të mira do të përmblidhen në një album që do të shpërndahet në të gjitha përfaqësitë shqiptare nëpër botë dhe do të përdoret si dhuratë simbol i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nisma ka marre gjithashtu mbështetjen e personazheve të njohura shqiptare si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Kledi Kadiu, Skuadra Kombëtare e Futbollit, Federata Kombetare e Rafting Albania, Olen Cezari etj . Ata do të ndërveprojnë publikisht nëpërmjet video-mesazheve të tyre, për të ftuar shqiptarë kudo që ndodhen, për të marrë pjesë në promovimin e Shqipërisë dhe për të qenë ‘ambasadoret dixhitale te vendit’”, kallxon ministria.

albania3

Fitues i edicionit të parë në konkursin “Colors of Albania” ka qenë Nëntor Oseku nga Kosova.