Film per dashnine e Michelle dhe Obamas

Asht vera e vitit 1989, ai asht nji i ri që don me u ba avokat në nji firmë ligjore në Chicago. Përdor nji kerr të ndryshkun, pin cigare dhe ndigjon Janet Jackson.
Ajo asht avokate e suksesshme, e cila ka për detyrë me qenë mbikqyrësja e tij.
Ata janë Barack dhe Michelle Obama, sot çifti presidencial amerikan.
Mbas prezentimit në festivalin “Sundance Festival”, asht publiku traileri i filmit ‘Southside With You’, i bazuem në takimin e parë të Barack dhe Michelle, pra fillimin e historisë së dashnise se tyne.

Luejne aktorët Parker Sawyers (Barack) dhe Tika Sumpter (Michelle).Skenari dhe regjia Richard Tanne, producent kangtari John Legend. Del në kinema në muejin Gusht.