Filmat ‘Hekurishtja’ e ‘Çlirimi’ shfaqen në Zagreb të Kroacisë!

Nën organizimin e “Unionit të Shqiptarëve në Republiken e Kroacisë” dhe
“Bashkësia Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe prefekturës së Zagrebit” kanë me u shfaq filmat e shkurtë “Hekurishtja” dhe “Çlirimi” me skenar dhe regji nga regjisori Burim Haliti, me produksion të “Eureka Film & Production” “Gegnia Film” dhe “Prishtina Film”

Filmat kanë me u shfaqë gjatë këtij mueji, më 21 Nandor në Kino-sallën e KIC, Preradoviçeva 5, në Zagreb, me fillim prej ores 18:00.

Burim Haliti me filmat “Hekurishtja” dhe “Çlirimi” deri tash ka fitue rreth 17 çmime ndërkombëtare, ndër to: “Ariu i Artë” Austri dhe medalja “Unica” çmim të cilin e përbajnë Unioni i Kinemasë dhe Festivaleve Ndërkombëtare.