Filmi ku luen Rita, vetëm për ata +18 (video)

Kangëtarja kosovare Rita Ora, ka ba debutimin e saj në aktrim tue u paraqit në vazhdimin e filmit kontrovers “50 Shades of Gray”.
E filmi i ri i cili tash mban titullin “50 Shades Darker”, nuk do të mund të shikohet nga të rijtë nën moshën 18-vjet apo pa praninë e prindërve, sepse ky projekt asht përplot përmbajtje të fuqishme seksuale dhe erotike, bajnë të ditun mediat e hueja.
Në të vertetë, ky film i cili premierën do ta ketë pikërisht më 14 Fror të vitit të ardhshëm pra në Ditën e të Dashuruemve, as këtë herë nuk do t’i deshpërojë pritjet e publikut, mbasi Dakota Johnson dhe Jamie Dornan persëri do të paraqitet si çifti i cili praktikon lojna seksuale sado-mazo.

Ndërsa publiku besnik me të drejtë pret që në këtë film të ketë ma shumë lakuriqësi dhe gjuhë të pistë.

Dhe kangëtarja kosovare pritet të ketë nji paraqitje të nxehtë, edhe pse nuk do të ketë skena të seksit.

Kritikat për këtë vazhdim janë mjaft pozitive, edhe pse asht kritikue paksa përmbajtja tepër eksplicite.

Dhe pikërisht kjo përmbajtje ka me ba që në shumë vende, sidomos ato komuniste dhe ato myslimane, me censurue shfaqjen e këtij filmi.

Si do që të jetë, numri i atyne që mezi e pret këtë film, asht jashtëzakonisht i madh.