Filmoi veten teksa skijonte n’borë, por kqyreni kush e ndiqte!

skijimi

Kelly Murphy po rrëshqiste me ski në Hakuba të Japonisë dhe në nji moment vendosi të bajë nji ‘video selfie’ nën ritmin e kangës “Work” të Rihanna’s.

Por, vetëm mbas nji kohe kur ajo pa videon, e kuptoi se në çfarë rreziku kishte qenë.
Në videon e realizuem shihet nji arushë tue e ndjek vajzën, e cila nuk dinte fare se ç’po ndodhte.

“O Zot! Po shihja videot e mia të ‘snowboard’ dhe pashë që nji ari po me ndiqte nga pas”, ka shkrue Murphy në videon e saj, të cilën e kishte publiku në You Tube më 10 Prill dhe e cila deri më tash ka arritë mbi 3 milionë vizita.