Fitoi 700 mijë $ mbasi zgjidhi këtë ekuacion 379-vjeçar

Mendoni se të jesh profesor matematike nuk të jep përfitime të mëdha monetare?

Profesori britanik Andrew Wiles deshmon të kundërtën.

Ai ka fitu plot 700 mijë dollarë mbasi zgjidhi nji ekuacion matematikor 379 vjet të vjetër, që nuk ishte zgjidh ma parë.

Profesori i universitetit të “Oksfordit”, fitoi çmimin “Abel Prize 2016”.

Që kur ishte 10-vjet ai ishte ba kureshtar për ekuacionin e famshëm në fushën e matematikës.

Wiles u përpoq ta zgjidhte ekuacionin në vitet e rinisë por deshtoi.

Megjithatë mbas shumë vitesh ekuacioni u zgjidh.

Ekuacioni në fjalë, i propozuem nga matematicieni francez Pierre de Fermat, asht Xn + Y= Zn, kur n asht ma e madhe ose e barabartë me 3.

Teorema asht e thjeshtë në dukje, por zgjidhja kerkoi plot 200 faqe dhe 7 vjet punë.