Fituesja e Eurovisionit, qe qysh u prit në vendlindje!

Kangëtarja tatare nga Ukraina, Jamala asht prit si heroinë në vendlindje mbas fitores në festivalin europian Eurovision.

Për Jamalën n’airoportin e Kievit n’Ukrainë, kishin dalë shumë gazetar ndërsa mbrenda tij ishin mbledh qinda njerëz të cilët shiheshin të entuziazmuem mbas fitores që shenuen n’Eurovision.

Qytetarë të shumtë dhuruen buqeta me lule për kangëtaren, ndërsa në duer mbanin përveç flamurit të Ukrainës edhe atë të Krimesë.

Jamala fitoi festivalin europian me kangën “1944” e cila flet për pushtimin dhe debimin e tatarëve nga Krimea nga pushtimi i Stalinit në luftën e dytë botnore.

 

jamalaaaa

 

3-jamala