Fjalët e Brad Pitt për Angelina Jolie, që banë miliona njerëz me kajtë

Ka sekrete të mëdha që mshefen në nji trup jashtëzakonisht të dobët si ai i aktores Angelina Jolie, sekrete që i di vetëm bashkëshorti i saj Brad Pitt. Kështu asht shprehë aktori hollivudian në nji rrëfim prekës për gjendjen shëndetësore të grues së tij, që preku shumë njerëz në zemër dhe që ka me u mbajtë mend gjatë:

“Grueja ime asht shumë e sëmurë. Ajo ishte shumë e shqetësueme për problemet që kishte në punë, dhe madje edhe në jetën private, së bashku me fëmitë. Ajo ka humbë aq shumë kile! Po, ajo asht shumë e dobët… dhe e tana kjo, sepse ajo kan shumë.

Ajo ka vuejtë nga dhimbjet e mëdha të kryes, zemrës dhe të shpinës. Ajo ishte shumë e lodhun, menxi e zinte gjumi dhe martesa jonë ishte tue u shembë.

Nga bukuria e grues sime mbeti vetëm nji hije. Ajo kishte rrathë të zij poshtë syve dhe thjesht u ndal së kujdesuni për veten e saj. Mendova se kjo ka me na nda. Isha i humbun dhe nuk kisha asnji shpresë.

Pikërisht në këtë moment, kur unë isha gati me heqë dorë nga gjithçka, mora fuqinë dhe vendosa me ba gjanë e duhun, sepse unë ende kisha pranë gruen ma të bukur në mbarë botën.

Ajo asht idhulli i bukurisë në të gjithë botën dhe jam shumë i lumtun që jam unë ai që e kam ate dhe fle pranë saj.

Mandej fillova me i dhurue asaj lule çdo ditë, puthje dhe komplimente gjatë tanë kohës. Përpiqesha me e kënaqë në çdo gja dhe me i ba befasi çdo ditë. Unë kam jetue dhe jetoj për te. Fola qëllimisht rreth saj në publik dhe kjo gja funksionoi me të vërtetë!

Ajo lulëzoi dhe filloi me m’dashtë ma shumë se kurrë. Nuk e dija që ajo ka mujt me m’dashtë aq shumë. Dhe, mandej ma në fund e kuptova: Nji grue asht nji reflektim i madh i secilit prej nesh, i çdo burri”.