Fjalimi i studentit në Harvard po thyen çdo rekord, qe pse!

“Ta nisim fluturimin”: asht titulli i fjalimit origjinal poetik të mbajtun nga nji i diplomuem i ri afroamerikan i mbajtun gjatë dhanies së diplomave në Harvard Graduate School of Education, i cili tani ka marrë dhenë në Facebook, ku asht pa mbi 8 milionë herë tue e kthye personazhin në njeri të famshëm tashma.

Videon e kanë shëprnda yje me famë botnore si: Justin Timberlake dhe kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton. Në videon prej rreth 4 minutave, Donovan Livingston i drejtohet shokëve të tij të klasës tue përmendë pengesat historike që kanë pengue zezakët që me u shkollue.

Fjalimi nis me citimin e edukuesit reformues Horace Mann (“Shkollimi, përtej të gjitha mjeteve të tjera me origjine njerëzore, asht nji ekualizator i madh i gjendjes njerëzore”), të vitit 1948, kur “unë nuk mundesha me lexue, nuk mundesha me shkrue dhe çdo përpjekje për me ba ishte e denueshme me vdekje”

“Kemi lindë që me qenë kometa, për me lanë shejë në hapsinë dhe kohë, për me lanë shejë në çdo gja që bajmë”, shtoi ai, tue kujtue se, “Kufini nuk asht qielli. Ai asht vetëm fillimi”. Por, parlajmëroi, “asht nji padrejtësi me thanë se, shkollimi asht çelësi, ndërkohë që vazhdon me ndryshue bravën”.