Fmija që s’din me ecë as me folë, por din me notue

Nji vajzë dy vjeçare me nji gjendje fizike shumë të rrallë, që as nuk mundet me ecë e as me folë, asht cilësue si “sirena e vogël”, mbasi ka mahnitë me aftësitë e saj për me notue pa ndihmën e askujt, shkruen “Daily Mail”.

Michelle Carr dhe Jonathan Carr nga Anglia, ishin mërzitë shumë, kur e kishin kuptue se vajza e tyne e vogël, ishte diagnostikue me nji çrregullim shumë të rrallë të trunit, të quejtun Pachygyria, kur ajo ishte vetëm pesë muejshe.

Emni i saj asht Evalyn dhe që në muejin e pestë të lindjes, ajo kishte manifestue simptome të zhvillimit të vonuem, epilepsi, bonifikim të dobët të muskujve dhe krye të vogël apo mikrocefali.

Mirëpo, çuditnisht, ajo ka nji aftësi të jashtëzakonshme për me notue dhe këtë prindet e kishin hetue kur ajo ishte 18 muejshe, dhe prej atëherë ajo po shenon shumë progres.