Forbes: 10 arsyet pse Dua Lipa duhet me u ba yll i madh i muzikës pop

Revista prestigjioze “Forbes”, ja ka kushtue nji artikull kangëtares prej Prishtine tashma të famshme në tanë botën, Dua Lipa. Kjo revistë parashikon se ajo ka me u ba nji yll i madh botnor i muzikës.

Qe 10 arsyet e revistës Forbes:

1. Asht e vështirë me ja shqiptue emnin. Revista sqaron se emni i saj asht në shqip dhe nënkupton ‘dashni’.

2. Muzika e saj asht e nivelit të naltë. Në gjashtë muejt e fundit ajo asht krahasue me disa prej artistëve ma me nam dhe pritshmënitë janë të mëdhaja.

3. Ajo nuk mund të ndalet. Statistikat tregojnë se kangëtarja asht në ngritje të vazhdueshme dhe tash numëron dheta miliona klikime në YouTube.

4. Ajo ka nji llogari të bukur të Instagramit. Me nji koleksion shumëngjyrësh ‘selfiesh’, foto promovuese dhe video, Dua qe nji kohë po e kultivon bazën e saj të fansave në rrjetet sociale. Për këtë e ndihmon fakti se ajo asht jashtëzakonisht me stil, me nji prapavi prej manekene. Aktualisht ajo i ka mbi 75 mijë ndjekës në Instagram.

5. Asht nji fëmi ndërkombëtar dhe tmerrësisht e pamvarun. Lipa ka lind në Londër, por familja e saj e quen shtëpi Kosovën. Dua ka jetue në Prishtinë për nji kohë të shkurtë si e re, ndërsa në moshën 16 vjeçare u kthye në Londër për me ndjek karrierën e saj muzikore. Ajo tash asht vetëm 20 vjeçare dhe njihet gjithkund.

6. Muzika e saj tashma asht vlerësue me disa çmime. Dua Lipa e ka pasë nji vit fantastik, tue u përfshi në garën e 15 artistëve që konkurruen për Zanin e Vitit në BBC.

7. “Warner Bros Records” panë talentin e saj dhe ajo asht tue e incizue albumin debutues. Ende nuk ka nji datë zyrtare për albumin, pos që ka me u lansue gjatë këtij viti.

8. Ky asht hap i madh për Lipën. Kangët e reja nën çadrën e “Warner Bros Records” nuk ka dyshim se kane me i sjellë sukses të madh asaj, kur kihet parasysh se shumë yje të muzikën kanë bashkëpunue me këtë kompani.

9. Ajo asht shumë ma ‘trendi’ se Lana Del Ray. Shumëkush e krahason me të famshmen, Lana, por Dua dallon nga ajo mbasi asht ma e lezetshme.

dua2

10. Dhe në fund – në klip ajo ka nji palë çizme që rrallëkush kish me guxue me i mbathë. Kjo asht nga ato gjana që i bajnë vetëm yjet e muzikës pop.