Forcat speciale britanike zbulojnë muziken që tmerron xhihadistët!

Forcat speciale britanike po tmerrojnë luftarët e Shtetit Islamik, tue perdor muzikën.

Simbas Mirror, luftarët e ISIS tmerrohen kur ndigjojnë muzikën e Bollivoodit.

Ideja ju erdhi mbasi nji oficer i inteligjencës ushtarake, me origjinë nga Pakistani, tha se kangët e Bollivood janë nji tmerr për ta.

Kangët e Bollivoodit ose ndryshe kangët e filmave Hindi, janë të ndalueme në zonat e drejtueme nga ultra-myslimanët në Pakistan.

Simbas tyne, këto kangë janë të pavlera dhe jofetare.

Shteti Islamik i sheh kangët e Bollivood si fyemje.

Tash trupat speciale britanike po stërvisin ushtarët libianë për me luftue Shtetin Islamik.

Në nji rast, ata kanë dy kerre pranë pikave të kontrollit në Sirte, teksa nga altoparlantët luhej muzikë Bollivoodi me za të naltë.

Qellimi asht që të arrihet dominimi psikologjik ndaj xhihadistëve.