Foto apo pikturë?

Ka dhe nga ata të cilët i afrohen me llupë për me besue se asht pikturë dhe jo foto. Mjeshtnia e artistit kinez të le pa fjalë, aq sa vizitori dyshon edhe tek vetja.

Nji super realizim i piktorit Leng Jun ka mahnitun mjaft vizitorë në ekspozitën që, ai kishte hapun me pikturat e tij. Perfeksioni, loja me ngjyrat, dhe realizimi fantastik të ban me dyshue tek vetja nëse janë vërtetë piktura, apo foto.

Bile, artisti asht kujdesë deri në detaje të vogla, që me i shtue edhe ma tepër dyshimet. Fotot janë postue në Viralinks.