Foto: Bebe Rexha ‘kall’ Tiranën

Ashtu siç u kishte premtue ma herët fansave përmes rrjeteve sociale, Bebe Rexha ka dhezë Tiranën në koncertin e saj “live”, mbajtun në sheshin “Nanë Tereza” të Premten në mbramje.

Kangëtarja 26-vjeçare me origjinë shqiptare asht pritë nga qindra fansa, të cilët knuen bashkë me të hitet e saj ma të njohuna.

Bebe Rexha performoi “Take me home” e veshun me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ndërsa nuk harroi të përshëndeste fansat në gjuhën shqipe.

“Mirëmbrama shqipe, jam në shtëpi. Ju due shumë, faleminderit shumë. Unë jam shqiptare se unë jam dibrane dhe s’e di qysh i thoni në gjuhën letrare”, tha ajo.

“I can’t stop drinking about you” dhe “Hey mamma” dhezën edhe ma shumë atmosferën në sheshin “Nënë Tereza”.