Foto e çiftit tue u përqafue ban bujë, qe pse!

Fotografia e nji çifti teksa përqafohen në plazh po “çmend” internetin. Foto asht publikue në “Imgur” dhe ka marrë mijëra komente.

Nga foto asht e vështirë me kuptue se të kujt janë kambët. “Të them të vërtetën asht dashtë paksa kohë që me kuptue se çfarë po ndodh në foto”, ka shkrue nji komentues.

“O Zot, janë dy njerëz aty”, komenton dikush tjetër. Mandej, vjen shpjegimi: “Pantallonat e djalit janë dyngjyrëshe. Të bardha në mes dhe ngjyrë të zezë anash”. Po ju e keni kuptue?