Foto: ‘El Pais’ vjen me nji rrefim interesant për Rita Oren

Gazeta spanjolle El Pais ka vendos me tregue historinë e Rita Oras dhe e ka përgadit këtë në mënyrë të detajueme.

Me origjinë kosovaro-shqiptare dhe prindër refugjatë, Rita Ora asht shembull i nji ylli të përbamë nga talenti.

Përderisa përgaditë ringjalljen muzikore, të përsëritun në Pesëdhjetë hijet e errëta dhe bashkëpunon me Tezenis që zotnon një koleksion të mbrendshmeve, shkruen El Pais.

Rita Ora Sahatçiu e lindun në Kosovë, nga nji familje shqiptare e Kosovës, por nji vit prindërit e saj ikën në Angli për me i shpëtue luftës.

Ata hipën në fluturimin e fundit para mbylljes së aeroportit të Prishtinës, ajo dhe motra e saj ishin nën kujdesin e shërbimeve sociale kur arritën në Londër.

“Nëse jeni e varfën dhe shkoni në nji vend tjetër, ju duhet të përpiqeni të kontribuoni. Nana ime asht mjeke dhe baba im ka nji bar-kafe,” thotë ajo në telefon.

Në këtë bar-kafe ajo kendoi për miqtë e prindërve të saj si nji femi. “Unë kurrë nuk kam këndue në nota të nalta, por unë arrita me ba atë”, thotë Rita.

Ajo ka studiue në shkollën për talentet e rijë Sylvia Young, ku erdhi nga Amy Winehouse.

Dhe në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi Roc Nation, me label’in e Jay Z’së, mbasi që ai vendosi se ajo ka me u ba super yll.

Artikulli vazhdon me ma shumë detaje rreth jetës së Ritës, mirëpo ma poshtë mund të gjeni disa fotografi të Ritës që ka publikue El Pais.

 

2-rita

 

3-ritaa

 

4-ritaa

 

5-ritaa

 

6-ritaaa