Foto: James Belushi hap dyert e shtëpisë: Çka i duhet hoteli se!

Aktori i njohun me origjinë shqiptare, James Belushi, ka hapë dyert e shtëpisë së tij për revistën “Architectural Digest”.

Revista shkruen se duket pak e habitshme me pa aktorin 62-vjeçar në nji villë me stil mesdhetar.

Villa gjendet në nji lagje lluksoze në Los Angeles.

Për këtë villë kanë punue arkitektët Oscar Shamamian dhe dizajneri Michael S. Smith.

Revista shkruen se James ka qenë gjithmonë tip punëtor.

Baba i tij emigroi në Chicago, ku edhe drejtoi nji restorant.

James dhe vëllai, John, punuen të dy aty kur ishin adoleshentë.

“Aty e kam marrë etikën e punës,” thotë James.

E shoqja, Jennifer, thotë se gjaja e parë që kerkuen nga arkitektët ishte që shtëpia me qenë e ngrohtë.

Për emigrantin shqiptar, shkruen revista, kjo shtepi asht nji shpërblim për nji jetë të kalueme në punë.

“Nuk e kam andërrue kurrë nji shtëpi si kjo,” thotë aktori.

“Gjithmonë punoja me atë që më dilte përpara, tue tentue me fitue nji punë tjetër. Nuk e kam mendue kurrë. Tash shtrihem në krevat natën dhe mendoi: Përse duhet me shkue në hotel kur kam nji dhomë të tillë?”

 

9-belushii

 

8-belsushi

 

7-belushi

 

6-belushii

 

5-belushi

 

4-belsuhi

 

3-belushi

 

2-belushi

 

1-belushi