Foto: Kjo asht çika seksi e Peskovit, i cili asht zani i parë i Putinit!

Ajo asht çika e njeriut që ‘gatuen’ marrëdhaniet me publikun për presidentin rus, Vladimir Putin.

Por pamvarësisht pozicionit të babes, 18-vjeçarja Lisa Peskova ka vërejtje për punën e presidentit.

Në nji intervistë, ajo thotë se asht kundër tij për çashtjen e martesave të homoseksualëve.

“Nuk jam kundër martesave të homoseksualëve. Nuk e dimë kurrë se në ç’rrethana janë rritë njerëzit. Unë thjesht mbështes zgjedhjen e gjithkujt”.

Lisa, që thotë se flet pesë gjuhë të hueja dhe ka mija ndjekës në rrjetet sociale, thotë se Rusia asht nji vend i mirë vetëm për familjet e pasuna, si ajo e saj.

“Europa asht ma e përshtashme për jetën e njerëzve të zakonshëm. Ndjehem ma mirë n’Europë. Por nëse largohem, kjo nuk do thotë se nuk e due Rusinë”.

Ajo thotë se nuk i pëlqen as sistemi arsimor në Rusi.

“Asht nji ferr. Nuk jam e vetmja që them se sistemi arsimor në Rusi duhet me ndryshue”.

Ajo asht vajza e Dmitry Peskov, 47 vjet, ‘spin-doctor’ i nji njeriu si Putin, të njohun për propagandën e fuqishme.

 

2-lisaa

 

3-lisaa

 

4-lisaa

 

5-lisaa

 

6-lisaa

 

7-lisaa

 

8-lisaa

 

9-lisaa

 

10-lisaa