Foto: Konvertimi në myslimane i Janet Jackson, a e gjeti paqen!

Para disa ditësh, fotot e Janet Jackson banë xhiron e botës.

Kangëtarja e njohun për stilin e sajë shfrenuem të jetës dhe performancat erotike në skenë, ishte veshun si myslimane.

Transformimi i 50-vjeçares i habiti të gjithë.

Motra e Michael Jackson asht shtatzanë.

Miqtë e saj thanë për “The Sun” se ajo asht konvertue në myslimane mbasi u martue me nji miliarder misterioz nga Katari.

Wissam Al Mana asht 9 vjet ma i madh se ajo.

Miqtë thonë se ajo asht trullos plotësisht prej tij.

Të dy u martuen në mënyrë sekrete në vitin 2012.

Nji burim tha: “Kur viziton familjen e Wissam në Lindjen e Mesme, Janet nuk vë makijazh, nuk mban zgjatime flokësh dhe vishet me rroba tradicionale myslimane”.

“Ajo ndjen se ka gjetë shtëpinë e saj me fenë e re. Ajo ka kalue shumë kohë tue e studiue këtë fe”.

“Ditët e performancave erotike kanë mbarue me kohë”.

Çfarë ndryshimi për nji kangëtare që e nisi karrierën e saj me nji kopertinë në revistën “Rolling Stone”, që cilësohet si nji nga kopertinat ma seksi në botë.

Në vitin 2008, ajo u bante kcime në prehër fansave.

Në vitin 2004 shkaktoi nji skandal, kur zbuloi gjoksin gjatë performancës në “Super Bowl”.

Në atë kohë, emni i saj ishte ma i kerkuemi në internet.

Por kush asht personi që qendron mbas këtij ndryshimi radikal?

I shoqi ka lind në Doha të Katarit, por asht rritë në Londër.

Ai asht drejtor egzekutiv i grupit Al Mana.

Mendohet se ka nji pasuni prej 820 milionë sterlinash.

Ai mori drejtimin e nji kompanie që ishte themelue nga i ati, por e ngriti atë shumë naltë, falë edukimit që mori në Londër.

“Na e kemi në gjak, na jemi tregtarë. Kur isha femi, shikoja pasaportën e babes dhe profesioni ishte: tregtar”.

“E pyeta nanen dhe ajo më tha se na jemi tregtarë. Na jemi krenarë për këtë, asht si trashëgimi”.

 

6-jenet

 

5-jenet

 

4-jenet

 

3-jenet

 

2-jenet

 

1-jenet