Foto: Kush asht i infiltruemi: Njeriu që rrxoi perandorinë e Escobar’it

Agjenti Bob Mazur u dridh!

Vite të tëra pune si agjent i maskuem mbrenda perandorisë së drogës së Pablo Escobar mund të zhdukeshin për shkak të nji incidenti.

Regjistruesi i tij, i vendosun mbrenda nji valixheje lluksoze, kishte ra gjatë nji takimi me xhelatin e frikshëm, Rudy Armbrecht.

Nëse trafikanti do e shihte pajisjen, Bob do ishte nji i vdekun.

Çdo shejë paniku kishte me qenë fatale.

Teksa truni i ziente, Bob u përkul pak dhe e shtyu tutje regjistruesin.

“E dija se nëse do frigësohesha, këta kriminelë kanë shqisën e gjashtë, ata mund të nuhasin frikën”.

Ishte nji nga episodet ma të frikshme të pesë viteve të Bob mbrenda kartelit ma të tmerrshëm të drogës në botë.

Bahet fjalë për kartelin ‘Medelin’ të kolumbianit Pablo Escobar, që në kulmin e tij kishte nji pasuni prej mbi 25 miliardë dollarë.

Ishin pikërisht pastruesit e parave që e banin të mundun ekzistencën e kësaj perandorie.

Misioni i Bob ishte të kapte këta, tue u heq si Bob Musella, nji biznismen i korruptuem me lidhje me mafian.

Historia e tij e pabesueshme asht ba film nga Holliwoodi.

“I infiltruemi” ka për aktor kryesor Bryan Cranston, në rolin e Bob.

Aty tregohet edhe incidenti në nji hotel në New York, me Armbrecht, krimineli që drejtonte flotën e avionëve të drogës së Escobar.

Agjenti Bob inskenoi nji dasmë, ku do të arrestoheshin të gjithë trafikantët e drogës.

Ai dhe ‘bashkëshortja’, agjentja e maskueme Kathy Ertz, ishin në qendër të operacionit ‘C-chase’- kodi për dasmën.

Gjatë ‘dasmës’ u arrestuen 85 persona të lidhun me kartelin e Medelinit.

Operacioni solli edhe rrximin e BCCI, bankës së shtatë private ma të madhe në botë dhe denimin e diktatorit panamez, gjeneral Manuel Noriega.

Arma ma e fortë e Bob ishte regjistruesi.

Ai bani 1200 regjistrime dhe nji ekip specialistësh punoi 18 muej për transkriptimin.

Mbasi doli në pension në vitin 1998, Bob gjeti punë në Holliwood tue këshillue për filmat akcion.

I inkurajuem nga nji regjisor, ai shkroi kujtimet e tij.

Identiteti i tij mbetet akoma edhe sot sekret.

Ai mori pjesë në premierën e filmit “I infiltruemi” në Florida.

Ishte në audiencë, perseri i paidentifikuem dhe e ende i maskuem. /mapo.al/

 

2-infil

 

3-infil

 

4-infil

 

6-infil

 

7-infil

 

1-infilt

 

3-infiiltoooo

 

8-infil